BBV

Surprizë emocionuese për Erjolën, banorja takon të ëmën dhe “shpërthen” në lot

Gjatë “prime”-t, Erjolës iu shfaq rrëfimi i jetës së saj, e cila tregoi se si humbi të atin kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe raportin që kishte me nënën e saj.

“I them faleminderit Zotit, sepse ka njerëz që nuk i kanë thënë baba dikujt. S’ka si baba Ledion. Për një vajzë është siguria mashkullore që paraqitet vetëm në figurën e tij”, tha si fillim Erjola.

“Sa e vështirë qënka të përballesh me jetën tënde. Kur sheh tënden të trazon shpirtin”, tha Erjola pas klipit të jetës së saj, ku më pas shkoi në dhomën e surprizave, aty ku lexoi një letër nga katër mbesat e saj, teksa në tavolinë ndodhej një tepsi me fli nga nëna e saj.

Më pas, Erjola mbushi dy gota me raki dhe e piu për të atin e saj, teksa në fund ajo u takua dhe me nënën e saj, e cila kishte ardhur për të.