ShowBizzz

Egla kundër lidhjes Ilnisa-Meriton: Nuk besoj në marrëdhënien tuaj, në momentet e tij më të këqija ti…

Egla ka shprehur gjatë një debati natën e sotme në Prime të Big Brother Vip se është kundër marrëdhënies së Ilnisës dhe Meritonit, pasi Ilnisa është më e madhe në moshë se Meritoni dhe se nuk beson në mardhënjen e tyre

Sipas saj, Ilnisa është ajo që po e përdor Meritonin për lojë, pasi nuk e ka mbështetur në momentet që ai ka qenë.

Ilnisa: Është e vetmja mënyrë që Egla të mbijetojë në këtë shtëpi, duke folur keq për secilin që bie pre.

Ilnisa: Situatën me Anaisin e përfoli. Çudia më e madhe ishte kur më më trajtoi mua si mami dhe i thotë Meritonit ‘shko te mami jot’.

Egla: Nuk besoj. Dashuria nuk është vetëm te puthjet dhe përqafimet. Kur iu hodhën për rripin ti nuk doje t’ia dije fare, ku është dashuria këtu?

Ilnisa: Pse e shqetëson kaq shumë Eglën puna e moshës?

Egla: Se nuk besoj në marrëdhënien tuaj, ti po e përdor. Meritoni është komod sepse nga kjo varet qëndrimi i tij këtu

Ilnisa: A e di çfarë është një marrëdhënie, që ke kaq helm dhe vrer. Nuk po e përdor Meritonin.