Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ndodhet në një udhëtim në Afrikë, ku ka ndalur dhe në Teatrin Asmara, Eritrea.
Teatri Eritrea i ka sjellur në mend Fevziut Treatrin tonë Kombëtar, i cili u shëmb pabesisht mëngjesin e 17 majit.
Ai ka postuar një video nga Teatri Eritrea, ku thotë se afrikanët e kanë ruajtur identitetin e saj, të arkitekturës italiane, ndërsa në Shqipëri qeveritarët zgjodhën që ta shkatërronin pa e menduar dy herë.
“Kjo është ajo çka ne nuk e ruajtëm në Shqipëri, e shkatërruam. Është identik si teatri kombëtarë në Shqipëri. Jemi në Asmara, Eritrea. E ndërtuar në vitin 1931 me identik të njëjtë, e njëjta teknologji. Natyrisht shumë më lluksoze për arsye të përdorimit të mermerit dhe arterialeve tjera precioze, por e kanë ruajtur identik siç ka qenë”, thotë Fevziu.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo