Një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga mesditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.
Kamioni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal buzë rruge, ku për pasojë është plagosur shoferi. Menjëherë shoferi është dërguar për trajtim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo