Albert Zaja, 40 vjeçari nga Fushë Kruja që është shpallur fajtor nga togat e zeza për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, është dënuar me 19 vite burg nga Gjykata e Apelit. Ai kishte ankimuar shpalljen fajtor, por vendimi ka mbetur në fuqi dhe Zaja do të qëndrojë pas hekurave.
Biznesmeni Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me breshëri plumbash më datë 1 shkurt të vitit 2021 në vendin e njohur si Rrethrrotullimi i Sheqit në Fier.
Për shkak se ka pranuar gjykimin e shkurtuar, Albert Zaja do të qëndrojë 12 vite e 8 muaj në qeli sepse i ulet 1/3 e dënimit. Autorët e tjerë të përfshirë në vrasje janë: Elmir Tufa, banues Fushë Krujë; Elson Xhecuka, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara, banues në Tiranë.
41 vjeçarit Shkëlzen Kastrati iu bë atentat më datë 1 shkurt të vitit 2021 teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Nga breshëria e plumbave që u derdhën mbi mjetin e tij Mercedes Benz ML, dy prej tyre e kapën në trup, duke i shkaktuar vdekjen.
Vijon…
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo