Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme lirimin nga detyra të prefektit të Qarkut të Fierit Flamur Mamaj. Në vend të tij është vendosur ish-deputeti Vangjel Tavo. Vendimet janë propozuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj
V E N D O S I:
- Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës për 6 muaj. Në artikullin e publikuar nga mediat greke thuhej se Rama dhe Tavo janë takuar në një nga kafenetë e Tiranës dhe sipas tyre kryeministri i kishte shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën. Mirëpo, këto aludime shumë shpejt u hodhën poshtë nga të dyja palët.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo