Lajme

VIDEO/ Qytetarët ndezin zjarret dhe kërcejnë, tradita që paraprin Ditën e Verës

Përgatitjet për festimet për Ditën e Verës në qytetin e Bilishtit si dhe fshatrat e Devollit kanë filluar një ditë më përpara. Ashtu si dhe tradita e do qytetarët kanë marrë dru dhe goma makinash dhe kanë ndezur zjarret, të cilat simbolizojnë ardhjen e Pranverës.  Nga pamjet e ardhura në redaksinë e Newsbomb.al shohim se njëjtë si çdo vit tjetër, edhe këtë mbrëmje të këtij 13 Marsi ata kanë ndezur zjarre dhe kanë kapërcejnë mbi të.

Zjarret qe qytetaret kane ndezur per Diten e Veres
Zjarret qe qytetaret kane ndezur per Diten e Veres

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve dhe këtë traditë e  përfaqëson më së miri qyteti i Elbasanit.  Ndërsa, në disa qytete të tjera të vendit ndizen zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.

Zjarret qe qytetaret kane ndezur per Diten e Veres
Zjarret qe qytetaret kane ndezur per Diten e Veres

 

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo