Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe e masave ajrore të ftohta dhe relativisht të lagështa. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 15°C
në zonat e ulëta 1 deri 20°C
në zonat bregdetare 5 deri 20°C
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo