Dy shqiptarë kanë rënë në pranga një komunë në Lomellina, pasi kishin përdorur disa dhoma si serra për të organizuar një kultivim kanabisi.
Aty u gjetën 300 bimë të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes, me peshë totale 720 kilogramë. Për prodhimin e energjisë (e mbështetur edhe me një sistem të sofistikuar klimatizimi dhe ndriçimi), ata kishin krijuar një lidhje të paligjshme me energjinë elektrike, me tërheqje ditore prej 150 kW energji elektrike.
Dy shqiptarë të moshës 22 dhe 19 vjeç u arrestuan nga Karabinierët pasi ishin përgjegjës për prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi dhe për vjedhje të energjisë elektrike.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo