Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran ku një pus nafte është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërsa deri tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Ky pus nafte në Cakran është përfshirë nga flakët edhe disa herë të tjera. Burime nga vendngjarja thonë se grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar dhe as dëme materiale ndërsa zona përreth është mbuluar nga tymi i zi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo