ShowBizzz

Futbollisti i parë që pranoi se është homoseksual i propozon partnerit në stadium

Josh Cavallo, ylli i parë i futbollit profesionist për mashkuj që doli si homoseksual, ka lënë sërish gjurmë duke i propozuar partnerit në fushën e klubit të tij

Futbollisti australian bëri histori në vitin 2021 kur postoi një video emocionuese në internet duke u zotuar të ndryshojë kulturën e sportit “për të treguar se të gjithë janë të mirëpritur në lojën e futbollit”. Njoftimi i tij u përshëndet si një moment vendimtar në një sport me një histori të gjatë dhe të trazuar të homofobisë.

Që atëherë, Cavallo, 24 vjeç, është bërë një nga fytyrat më të njohura në sport dhe një avokat i hapur për barazi për komunitetin LGBTQ.

Të enjten, ai njoftoi se i kishte propozuar të fejuarit të tij në Coopers Stadium, në fushë të ekipit të tij Australian A-League Adelaide United.

Krahas një fotografie të tij të ulur në gjunjë, duke mbajtur një unazë, Cavallo deklaroi në një postim: “Duke filluar këtë vit me të fejuarin time”.

Cavallo falënderoi ekipin e tij “për ndihmën në krijimin e kësaj surprize”.

Që kur pranoi seksualitetin e tij, Cavallo ka luajtur në ndeshjet e A-League Pride me emrin dhe numrin në fanellën e tij të printuar me ngjyra ylberi për të rritur ndërgjegjësimin dhe ka postuar vazhdimisht mesazhe inkurajuese në rrjetet sociale.

Ai u shpall “Njeriu i Vitit” në 2022 në një ceremoni çmimesh të organizuar nga Attitude Magazine, botimi më i madh i revistës LGBTQ në Evropë.



ks