ShowBizzz

Julia Ilirjani rrëfehet pa dorashka: Kam patur dy lidhje njëkohësisht

Një sfidë që produksioni ka caktuar së fundmi për banorët e ‘BBV3’ ka qenë ‘detyra’ e të përgjigjurit një pyetje delikate dhe provokuese për banorët.

Vëmendjen më të madhe e mori Julia, të cilës i qëlloi një pyetje tepër delikate, nëse kishte pasur ndonjëherë lidhje paralele në jetën e saj.

Ja si u përgjigj ajo:

“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec, as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia.