ShowBizzz

Julia Iliriani rrëfen historinë shokuese të abuzimit seksual të saj dhe të bijës: Ishim në Amerikë kur…

Gjatë një bisede me banorët, Julia Iliriani ka rrëfyer një histori shokuese sesi është abuzuar kur ka qenë fëmijë. Më tej, Julia tregoi se fati i saj i keq ka ndjekur edhe të bijën, e cila u abuzua seksualisht nga një person i cili supozohej të ishte i afërt me ta gjatë periudhës që jetonin në Amerikë.

E ndalur te përjetimet e atij momenti, Julia tha se “ky ka qenë pikërisht momenti ku asaj i ka rënë qielli mbi kokë”.

Julia: Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Polici, por kam denoncuar në Polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren. Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ja tregoja dikujt. Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh. Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin.

Julia Iliriani rrëfen historinë shokuese të abuzimit seksual