ShowBizzz

Zbulohet arsyeja pse Ledioni nuk mban skaletë gjatë prezantimit sikur Arbana, përballë tij qëndron një telepromter në skenën e BBVA

Në dy vitet e kaluara, prezantuesja Arbana Osmani ka pasur zakon mbajtjen e skaletës në duar gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”, por ndryshimi i stafit prezantues për këtë sezon solli edhe ndryshime në estetikën e spektaklit.

Fansat e vëmendshëm të “Big Brother VIP Albania 3” kanë kuptuar pse prezantuesi aktual, Ledion Liço, nuk është parë të mbajë dokumente apo skaleta në duart e tij gjatë prezantimeve.

Ata kanë vërejtur se para Ledionit qëndron një telepromter i rregulluar strategjikisht, në të cilin shfaqet skenari i plotë i spektaklit.

Kjo teknologji, e përdorur zakonisht nga spikerët e lajmeve, i lejon prezantuesin të lexojë në mënyrë të rehatshme dhe të lirë skriptin pa pasur nevojë të mbajë asnjë material në duar.

Ky detaj teknik shpjegon pse Ledioni ka duart e lira dhe mund të lëvizë në mënyrë të natyrshme në skenë, pa qenë i ngarkuar me letra apo skaletë, siç bënte prezantuesja e mëparshme e programit.

Kur Ledioni në javët e para të spektaklit bëri një koment duke thënë “Ngaqë nuk jam mësuar të përdor kështu gjërash”, pasi i ra një fletë e zarfit, mund të ketë qenë një referencë e mbushur me ironi për mënyrën e tij të re të prezantimit.

Telepromteri mund të jetë një zgjidhje praktike që lejon më shumë interaksion me publikun dhe një prezantim më të lirshëm. Ajo që mund të jetë e qartë tani është që çdo detaj i spektaklit është menduar për të maksimizuar performancën e prezantuesit dhe për të sjellë një përvojë më të pasur për spektatorët. /Telegrafi/