ShowBizzz

Meritoni thotë se Heidi i është vardisur në fillim – vijon debati i ashpër me Romeon

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është vendi ku emocionet janë të larta dhe debatet ndodhin shpesh. Një nga diskutimet e fundit mes banorëve përfshin Meritonin dhe Heidin, të cilët u përfshinë në një bisedë ku Meritoni këshillonte Heidin që të mos merrte gjërat vetëm personalisht dhe të mendonte për lojën.

Teksa Meritoni këshillonte Heidin në dhomën e gjumit, ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të ftohtë dhe të sinqertë në lojë, por biseda tyre u ndërpre papritur kur ai u thirr në dhomën e rrëfimit.

Momenti i ndërprerjes ishte gjithçka që i duhej Romesos për të filluar një sërë ofendimesh ndaj Meritonit. “Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik”, bërtiste ai, duke e quajtur Meritonin “një mushkë”.

Heidi, nga ana e saj, dukej se pranonte këshillat e Meritonit, duke u shprehur se ajo është e ftohtë dhe e sinqertë në atë pjesë të lojës. Por situata u tensionua kur Meritoni dhe Romeo filluan të ndërronin fjalë të ashpra. “O dallëndyshe,” thirri Meritoni. “O mendjemadh! Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je”, u përgjigj ashpër Romeo.



ks