Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajë këtë muaji përballë Kilit me 22 mars dhe Suedisë më datë 25.
Në listën e kësaj radhe do të ketë një lojtar të ri. Arbër Hoxha, sulmuesi që aktivizohet për Dinamon e Zagrebit është ftuar nga Sylvinho për këto dy sfida miqësore. Hoxha luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, por mund të përshtatet edhe në pozicione të tjera në repartin ofensiv.
25-vjeçari i cili nuk mori kurrë ftesë nga Kosova, i besohet fanella kuqezi.
Përsa i përket rikthimeve, Sylvinho ka rithirrur në ekip mbrojtësin e majtë, Naser Aliji si edhe Marash Kumbullën, Armando Brojën dhe Rey Manaj. Ky i fundit mesa duket i ka mbushur mendjen trajnerit brazilian me paraqitjet fantastike të bëra në Turqi me Sivasspor.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo