Bota

Në cilin vend të Europës njerëzit jetojnë më gjatë dhe ku renditet Shqipëria

Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë.

Në Bashkimin Europian, mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia arriti në 81.3 vjet.

Sipas të dhënave, njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja.

Në Shqipëri, gratë jetojnë më gjatë se burrat. 3.5 vite më shumë është hendeku midis dy gjinive. Konkretisht jetëgjatësia mesatare te burrat arriti në 77.4 vjet, ndërsa tek gratë 80.9 vjet.

Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet dhe më pak nga të gjithë Maqedonia e Veriut me 73.2 vjet.



/tiranapost