Verëm pak orë pas ekzekutimit të ish policit Gentjan Bejtjas, policia ka shoqëruar Valter Bamin. Ky i fundit ishte arrestuar pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.
Ai doli nga qelia në janar të këtij viti. Ndryshimi i masës për Bamin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie erdhi pasi përfundoi afati 6 mujor i hetimeve.
Duke qenë se e vetmja akuzë që rëndon mbi të është ajo e “armbëmbatje pa leje”, dhe nuk u provuan dyshimet për implikimin e tij në antentat. 37-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje, si dhe dyshohej se ishte i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja në Larushk më 4 korrik2023, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit. Në momentin e arrestimit Bami ka qenë duke lëvizur me një automjet Audi A7 në zonën e Niklës.
Pas disa tentativave për t’a eliminuar, Gentjan Bejtja është ekzekutuar sot në oborrin e banesës së tij, teksa e ëma po e priste e vetme në shtëpi.
Edhe pse kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi, thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhët, pasi nuk iu miratuan. Në kohën e krimit, dy fëmijët e tij nuk ndodheshin në banesë, sepse prej kohësh ishin shpërngulur në Tiranë.
Edhe pse nuk ka shumë detaje për ngjarjen e rëndë, paraprakisht mendohet se atentatorët kishin kohë që e ndiqnin dhe po prisnin momentin e duhur për ta ekzekutuar. Ai ishte shpallur në kërkim në verën e vitit 2023, por mesa duket autorët e krimit janë treguar më të “shkathët” se vetë policia, duke e gjurmuar.
Deri më tani, besohet se pjesëmarrës në krim kanë qenë më shumë se 2 persona të panjohur, të cilët janë larguar menjëherë pasi krimit. Më pas ata i kanë vënë flakën makinë, në një fshat tjetër të zonës, në tenativë për të fshirë të gjitha gjurmët.
Atentati me armë zjarr në fshatin Larushkë të Krujës është konfirmuar zyrtarisht dhe nga Policia e Shtetit. Uniformat blu bëjnë me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, përcjell newsbomb.al.
Ky shtetas i ka shpëtuar disa atentatëve më armë zjarri, më i fundit në korrik të vitit 2023 ku u vra kunati i tij Ramzan Sino dhe vetë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Prej verës së kaluar ai ishte larguar nga shtëpia dhe ishte rikthyer vetëm sot. Sapo ka shkelur në pragun e saj, është qëlluar me breshëri plumbash.
Ish-polici i burgjeve që ishte kthyer në një nga eksponentët e krimit në Fushë Krujë, ishte një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga një ditë pas vrasjes së kryekomisarit.
Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016. Në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Asokohe Gentian Bejtja mbeti i plagosur, shkruan newsbomb.al.
Në verën e vitit 2023 ai ndodhej në oborrin e shtëpisë me kunatin dhe familjarë të tjerë, kur një togë vrasësish hapën zjarr me breshëri dhe i morën jetën Ramzan Sinos, plagosën Gentian Bejten dhe dy fëmijët e mitur të tij. Ramazan Sino ishte shofer në Prokurorinë e Tiranës.
Që nga ajo kohë, Gentian Bejtja ishte larguar nga shtëpia e tij dhe aty jetonin vetëm familjarët. Policia e Shtetit e kërkonte që prej korrikut për t’i marrë deklarimet për atentatin e ndodhur, por nuk kishte mundur ta gjente dot, derisa këtë të premte e gjetën vrarësit.
Sapo ka shkelur në pragun e shtëpisë pas tetë muajsh, ai është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka humbur jetën menjëherë. Gentian Bejtja ishte babai i dy fëmijëve të mitur që tashmë kanë mbetur jetimë, shkruan newsbomb.al.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo