Lajme

“Je qenia më e ulët në tokë,” Sara nuk ia përton të atit: Ti kurrë nuk më kërkove

Sara Gjordeni ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së bërë nga babi i saj, duke hedhur poshtë versionin e tij të historisë. Ajo e ka qujatur të atin si qenien më të ulët në tokë dhe pretendon se ai nuk e ka kërkuar kurrë.

“Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor, ke deklaruar në vitin 1999 që jeni divorcuar pasi nuk mund të përballoje ekonomikisht martesën. Jo sepse ke kapur nënën time në tradhti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua!”

“Mami im nuk të ka ndaluar kurrë të më takoje. E ka deklaruar edhe në gjykatë. Por, edhe pas kësaj zgjodhe të mos më kërkoje kurrë!”

Nuk e di kush të ka mësuar të dalësh dhe të mashtorsh apo për sa para sepse e di që gjendja jote ekonomike është e mjerueshme por dije se sot kuptova përse dajat, mami, gjyshërit dhe kushurinjtë nuk të deshën kurrë.

Ti nuk mund të jesh kurrësesi baba, që për pak famë hodhe baltë mbi mua dhe gruan që e rriti fëmijën tënd të vetëm me 100 sakrifikca ndërkohë që ti nu kinvestove as 10 lekë të vjetra për rritjen dhe shkollimin tim.

Si ke gojë të flasësh për fotografi në portofol? Si mundet një “baba” të dalë në intervista nëpër portale pa bërë përpjekjen më të vogël të kontaktoje me mua në fillim kur më dashke kaq shumë? Sot kuptoj pse në varrin e Milanit të vogël shkruhet vetëm “nga mami dhe Sara”.

“Turp Turp Turp. Sot ma thyeve zemrën për herë të dytë. Je shembulli më i keq i nëj babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur në tokë”, shkruan Sara.

Më tej, ajo publikoi në Instagram edhe letrat e divorcit të prindërve të saj, ku duken qartë edhe arsyet e ndarjes.

Sot babai i Sara Gjordenit ka përgenjështruar deklaratat që ish-konkurrentja ka bërë në media. Në një prononcim për TVA NEWS, Artur Gjordeni, me zë dhe figurë ka hedhur poshtë fjalët e Sarës, duke thënë se ai nuk e ka braktisur vajzën e tij.

Sipas tij, ka qenë nëna e Sarës ajo e cila e ka shtyrë atë të flasë keq për të atin. Sa i përket, arsyes së ndarje, Artur Gjordeni thotë se me nënën e Sarës janë divorcuar pasi ai e kishte kapur duke e tradhëtuar.

“Babai mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Për arsye se më tradhtonte edhe e kam  kam vetë. Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia.

Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgenjështron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën , me këtë foto u prezantua në Big Brother.  Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, dëgjohet të thotë ai.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo