ShowBizzz

Sherri mes Elias dhe Princit, për kë bën tifo? Ja si përgjigjet Iva Tiço

E ftuar në një emision televiziv gazetarja Iva Tiço, ju është përgjigjur pyetjeve pikante të moderatorit Albano Bogdo.

Nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes se anën e kujt mban në sherrin “mbretëror” atë mes Elai Zaharisë dhe Leka Zogut, Tiço tha se nuk i pëlqen të futet në një familje që po ndahet.

Megjithatë Iva Tiço i cilësoi të rënda pamjet e publikuara në rrjet.

Gazetari: Me kë je me Princin apo em Elian?

Iva Tiço: Nuk është normale të futesh në një familje që ndahet. Është një dramë shumë e madhe. Jam sigurisht me Elian, nuk duhet të kishin dalë ato imazhe të Elias. Është një nga ngjarjet më të shëmtuara.

Iva Tiço: Princ i kaltër, është një botë tjetër, nuk ka më princ të kaltër, unë e njoh shpejt Elian. Një grua mban gjithmonë anën e një gruaje, por në një çift që ndahen nuk do doja të futesha. Unë nuk do doja t’i shihja ato pamje, nuk e kam parë atë video deri në fund.