Përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme, Albi Nako bëri me dije romancën e tij të re, sërish me një balerinë.
Dori Staka u bë e njohur për publikun mbrëmjen kur u bë pjesë e BBV për të suprizuar Albin.
Ky i fundit ka treguar se prej kohësh janë në një lidhje të shëndetshme me njëri tjetrin dhe se bashkëjetojnë.
E tashmë balerini ka vendosur të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me këtë romancë.
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin ‘S’e luan topi’ Albi i ka propozuar Dorit për martesë dhe përgjigja e saj padiskutim ka qenë ‘Po’!
lokimagazine