ShowBizzz

“Dukesh si…”- Kim publikoi një foto dhe njerëzit ‘shpërthejnë’ në komente

Kim Kardashian ka publikuar një album fotosh të reja në profilin e saj në Instagram, por fansat nuk e kanë prituar aspak mirë një prej tyre.

Ajo kishte zgjedhur të vishte të paktën 5 bluza Balenciaga mbi njëra-tjetrën, një bluzë tjetër leopard, disa detaje dantelle, streçe të bardha dhe çorape të gjata.

Po ashtu, edhe një çantë Balenciaga që kishte një zinxhir, i cili lexonte “Kim” dhe e gjithë pamja ishte kompletuar me flokët e mbledhur.

Fansat nuk pritën të kalonte kohë para se të vërshonin me komente.

Fotoja e pestë më kujton kohën kur ishim fëmijë dhe vishnim gjithë dollapin“, shkruan dikush; “Kim çfarë po bën me gjithë ato veshje”, vazhhdon një tjetër.

Një i tretë shkruan: “Po risjell vitet 2000, e shoh”.

Por komentet për modën e vjetër nuk munguan edhe më tej, kur dikush u shpreh se kjo veshje duket sikur ka dalë nga shkolla fillore e 2006-ës.

Me pak fjalë, fansat mendojnë se Kim është veshur në mënyrë qesharake dhe nuk janë menduar dy herë para se ta cilësojnë si veshjen më të keqe të saj.

Fotot në fjalë janë realizuar në Paris, në të njëjtin hotel ku Kim është parë të ketë qëndruar edhe më herët gjatë muajit për sfiltat në Javën e Modës.



lokimagazine