
Luiz Ejlli është i ftuar special në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP. Fituesi i edicionit të kaluar ka dhënë opinionin e tij për situatat në shtëpi, por një moment që tërhoqi vëmendjen ishte kur ngatërroi emrin e Ledionit me të Arbanës.
Luizi: Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte që e kemi të vështirë edhe ne si opinionista. E kuptoj Arbrin, Zhakun jo, por shyqyr që s’është këtu.
Ledioni: Shiko mos u bëj si atëherë kur ishe brenda shtëpisë. Mos përmend njerëz që nuk janë këtu.
Luizi: Ke të drejtë. Më fal Arbana…Ledion (qesh)
Ledioni: Një gjë është e sigurt! Nëse futesh 1 herë në Big Brother, do ngelesh gjithmonë ashtu!