Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën hapëse në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Kryesocialisti u shpreh se PS i ka kaluar objektivat sa i përket anëtarësimeve të reja, duke thënë se socialistët numërojnë 29.225 anëtarësime të reja.
“Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur çdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve.
Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike”, tha Rama ndër të tjera.
Kreu i qeverisë po ashtu vendosi dy objektivat e reja për Partinë Socialiste që kanë të bëjë me anëtarësimet e reja deri në qershor dhe po ashtu me rishikimin e përbërjes të çdo organizate.
“Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata.
E dyta rishikimin e përbërjes të çdo organizatë. Burra e gra të çdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë. Na duhet në çdo kohë PS më e fortë, gjithëpërfshirëse, e hapur dhe më e përfaqësues, më moshuar më eksperiencë, dhe më e rinuar me gjak të ri”, u shpreh ai ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo