Vajza e Ledjonës ka dhënë një intervistë për “Fun Club” në Top Channel, ku ka treguar emocionet e saj pas takimit që bërë në shtëpinë e Big Brother.
Ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën, teksa tha se në këtë kohë që Lediona është futur në shtëpi, për të kujdesen gjyshërit (prindërit e Ledionës), shoqes e saj dhe koleget.
“Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget”, tha ajo.
E pyetur për momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe kur Lediona nuk ka qenë pranë saj, ajo u ndal tek deklaratat dhe mesazhet që babai i saj bëri për të ëmën.
Vajza e Ledjonës tregoi se më parë fliste me të atin, por pas kësaj ndodhie, nuk ka më asnjë komunikim, por vetëm me gjyshërit, (prindërit e babait)
“Situata më babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënën dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Mikaela.
View this post on Instagram
lokimagazine