ShowBizzz

Romeo dhe Meritoni u përfshin në debate të forta, kë nga dy shokët e tij mbështet Bardhi në BBV?

Bardhi Idrizi, një nga ish-banorët e BBV3, ka treguar se kë nga dy miqtë e tij, Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi, mbështet pas debateve të forta që dy banorët kanë pasur me njëri-tjetrin.

Edhe pse u ndal shumë pak në përplasjet mes dy miqve të tij, Bardhi u shpreh se në debatet mes dy banorëve, mbështet Meritonin.

Pyetje: Në debatin Meriton Romeo kë mbështet?

“Mesa kam parë unë, mbështes Meritonin”, u përgjigj Bardhi në “Fun Club”.

Kujtojmë se dy banorët e Big Brother VIP, Romeo dhe Meritoni, të cilët kanë deklaruar më herët që kanë qenë miq të ngushtë prej vitesh, janë në një raport të tensionuar tashmë, të shoqëruar më debate dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Debatet e ashpra mes tyre kanë ndodhur edhe natën e djeshme, ku të dy kanë shpërthyer në ofendime, duke i përmendur të kaluarën njëri-tjetrit dhe personazhe të tjerë jashtë BBV.

Romeo iu drejtua Meritonit duke i thënë se merresh me gratë e shokëve. Moderatori i është përgjigjur Romeos duke i thënë: ‘Ti merresh me gra të shokëve, ty të kanë dalë dhe video TikTok’.

Pjesë nga diskutimi:

Meritoni: U ndatë, s’u ndatë, spo kuptoj a jeni ndarë apo jeni bashkë

Romeo: Po ç’të duhet ty o, shiko gruan tënde

Meritoni: Mos përmend gra

Romeo: Ti merrësh me gratë e shokëve, o gjigant. Iku Sara, po merrshesh me Heidin.

Meritoni; Ti e përmende të dashurën. Ti merresh me gra të shokëve, ty të kanë dalë dhe video TikTok për gra të shokëve. Ti je përmend për gra të shokëve, jo unë

Romeo: Për kë? Po flet për Cllevion. Sa e poshtër, sa djalë i keq je

Edhe më herët patën një diskutim, ku pas deklaratave të Meritonit në dhomën e rrëfimit, Romeo i cilësoi njeri pa pikë dinjiteti dhe që s’i thotë gjërat në sy.

Pjesë nga diskutimi:

Romeo: Ka pasur disa situata Meritoni, por ai i harron shumë shpejt…

Meritoni: Jo, ti i harron shumë shpejt.

Romeo: Ka qenë situata e dasmës. Ngrita dorën, mori votat për të marrë dasmën. Nuk ftoi Sarën dhe Vesën, të gjithë e dinë si shkoi situata… Pasi i kërkoi falje Sarës, ajo nuk e besoi, por unë shkova dhe e binda. Te situata e rripit, i kam qëndruar afër dhe unë mund të përfitoja. Te situata e hallvës i kam ndenjur në krah atij dhe Ilnisës.

Meritoni: Te dasma, Romeo ka lënë ceremoninë e dasmës. Te pjesa e rripit, ishte Romeo që e bëri më të madhe situatën… E treta, në situatën e hallvës, ishte Romeo që e pa Erjolën të gatuante hallvën për Ilnisën dhe nuk erdhi të më thotë…

Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…