Top Channel me siguri do të sqarojë në spektaklin e mbrëmjes të së shtunës një rrëfim/ deklaratë të banores së shtëpisë më të famshme në vend, aktores Egla Ceno, e cila gjatë kësaj jave ka bërë mes shumë deklaratash atipike të saj, sherresh e përplasjesh, një deklaratë delikate.
Ajo flet për një histori para 20 vjetësh, kur atëherë studente duke kërkuar punë në Top Albania Radio një drejtues ( ajo thuhet që i ka thënë edhe emrin, por video nuk gjendet në Top Channel) e ka ngacmuar seksualisht.
Ceno nuk shpjegon plotësisht çfarë ka kuptuar ajo si ngacmim seksual, por thotë se pyetjen: “Çfarë ke ti për të ofruar?”, e ka marrë si një kod që i kërkohej seks në këmbim.
Rrjeti ka nisur të pyesë më shumë për këtë deklaratë, e cila nëse është ashtu siç duket, Egla Ceno do të jetë gruaja e parë që do të nisë lëvizjen #Metoo në Shqipëri.
Nëse është një deklaratë për lojë edhe vëmendje, kjo nuk është lojë dhe e bën dyfish përgjegjësinë e një produksioni si BBVip të shterojë çdo aspekt të kësaj deklarate.
Mediat duhet të tregojnë përgjegjshmëri, jo vetëm duke raportuar apo duke heshtur. Por duke u përpjekur të sqarojnë si qëndron e vërteta.
Dinjiteti njerëzor është në diskutim në këtë rast, për të gjitha palët.
bal