Yulia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës Alexei Navalny, këtë të dielë ishte në radhë për të hedhur votën e saj në ambasadën ruse në Berlin.
E veshur me një xhaketë të zezë, Navalny, mori lule nga mbështetësit dhe bisedoi me votuesit e tjerë të cilët prisnin në radhë jashtë ambienteve të ambasadës në kryeqytetin gjerman.
Pasi doli nga ndërtesa e ambasadës, Yulia Navalnay ajo falënderoi të gjithë ata që ishin në radhë, teksa bëri me dije se në fletën e votimit kishte shkruar vetëm një fjalë: “Jo”.
“Falënderoj të gjithë njerëzit që ishin në radhë”, tha ajo.
Ajo më herët u bëri thirrje rusëve të organizojnë një protestë në ditën e zgjedhjeve, kundër presidentit Vladimir Putin duke krijuar kështu radhë të gjata jashtë qendrave të votimit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo