Arbana Osmani është tërhequr nga televizioni duke u fokusuar në biznesin e saj. Por në rrjete sociale moderatorja vazhdon të jetë aktive dhe mbrëmjen e sotme ka bërë një deklaratë të papritur.
Teksa ka postuar një foto nga Dubai, Arbana shkruan se nesër do na japë një lajm të madh.
“Mbrëmë në Dubai. Tani jam kthyer në shtëpi për një lajm të madh që mezi pres ta ndaj me ju nesër”, shkruan Arbana.
Moderatorja ka bërë të ditur se lajmin nuk ja ka treguar askujt, as të afërmve e as miqve të ngushtë.