Shumë prej nesh e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes, por mesa duket ekziston një zgjidhje, të cilën Ermal Mamaqi e ka zbuluar në një intervistë me Afrona Dikën në podkastin “Talk With Afrona”.
Afrona i tregoi Ermali se e ka shumë problem zgjimin në mëngjes ndërsa ai i tregoi hapat që duhet të ndiqte.
“Do veprosh kështu: E para nuk do hash pas orës 6 mbasdite. Do ta mbash dhomën të ftohtë, nuk do kesh në dhomë asnjë kompjuter, celular 2 orë para se të flesh. Do i lësh gati rrobat që do veshësh nesër në mëngjes. Do shtrihesh dhe nuk do vësh zile. Unë shpesh nuk vendos zile dhe i them trurit çohu në 5. Dhe zgjohem vërtet! Ne kemi orë të brendshme dhe është precize. Provoje t’i thuash vetes çohu në orën 6 dhe të premtoj që do çohesh në orën 6”, i tha Ermali Afronës.
Për më tepër ndiqni intervistën: