ShowBizzz

Jon Bon Jovi flet për mundësinë e një turneu pas operacionit të kordave vokale

Jon Bon Jovi ka folur për të ardhmen e karrierës së tij pas operacionit të kordeve vokale.

Muzikanti 62-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në kordat vokale disa vjet më parë dhe grupi i tij, Bon Jovi po përgatitet të publikojë albumin e tyre të 16-të në studio.

Në një intervistë të fundit, Jon u pyet për turneun në mbështetje të albumit të ardhshëm, i cili do të dalë në qershor.

“Nuk di për një turne. Është dëshira ime ta bëj një turne vitin e ardhshëm, por ende jam duke u rikuperuar nga një operacion i madh”, tha ai.

“Edhe pse jam mirë në rrugën e rikuperimit dhe kam mundur të marr kohën time dhe të bëj një këngë në ditë kur kam bërë albumin, nevoja dhe dëshira ime është të jem në gjendje ta bëj dy orë e gjysmë, një natë, katër netë në javë, për muaj të tërë. Dhe kështu unë jam duke punuar drejt këtij qëllimi”, u shpreh ai më tej.