Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj ku dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr.
Sipas mediave greke mësohet se teksa po mbaheshin karnavalet në Afantoi, Rodos, dy shqiptarët kanë debatuar verbalisht me një 25-vjeçar, mirëpo situata më pas ka agravuar duke çuar në plagosjen e rëndë.
17-vjeçari shqiptar ka goditur me kaçavidë në bark 25-vjeçarin. Menjëherë ai u transportua me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos. Ndërsa, dy shqiptarët kanë rënë në prangat e Policisë. Për shkak të sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo