Bota

Putin fitues me 87% të votave: Jemi më të fortë se kurrë

Ajo që ka mbetur nga opozita ruse, e shpërndarë mes burgut dhe mërgimit jashtë vendit, u mblodhën kundër liderit të Kremlinit në qendrat e votimit duke u përpjekur të minojnë fitoren e dukshme e Vladimir Putinit. Ata votuan një nga tre kandidatët kukull, ose i nxorën të pavlefshme fletët e votimit. Një aksion proteste paqësore dhe mbi të gjitha ligjore, pavarësisht mesazheve anonime kërcënuese dhe paralajmërimeve nga prokuroria.

Por nuk ka dyshim se ishte një pikë në oqeanin e 114 milionë votuesve rusë që në tre ditë i dhanë liderit 71-vjeçar të Kremlinit një rezultat të paparë në 24 vitet e tij në pushtet dhe në të gjithë historinë post-sovjetike. Rusia: 87.8% e votave, gjysma e numëruar dhe një pjesëmarrje prej 74.22 kundrejt 76.7% dhe 67.5% në 2018. Përqindjet i japin Putin, siç pritej, një mandat të pestë deri në vitin 2030, kur ai do të kalojë Jozef Stalinin, si udhëheqësi më jetëgjatë.

Menjëherë pas fitores, Putin përsëriti se dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë i propozuar nga Parisi do të sillte ‘pragun e një lufte të tretë botërore’. Por fillimisht ai dha mesazhin më të rëndësishëm për mbështetësit e tij: “Kjo fitore tregon se jemi në rrugën e duhur. Do të jemi më të fortë dhe më efektivë. Prioriteti tani është Ukraina”, tha ai.



/tiranapost