Lajme

Mediat ruse thanë se mbretit Charles ka vdekur, Ambasada britanike: Lajmi, i rremë

Ambasada britanike në Ukrainë ditën e sotme ka dalë me një njoftim zyrtar se mbreti britanik Charles III është ende gjallë, pasi mediat ruse bënë një njoftim të rremë për vdekjen e monarkut.

Kjo deklaratë nga Ambasada Britanike në Ukrainë erdhi pasi një seri agjencish ruse raportonin njëherazi se mbreti 75- vjeçar kishte vdekur nga kanceri, duke cituar burime të paemëruara, madje të shoqëruara me një deklaratë të rreme nga pallati mbretëror ‘Buckingham Palace’ për “vdekjen e papritur”.

Fushata e dezinformacionit raportohet se zgjati për vetëm disa minuta pas konfirmimeve se mbreti nuk kishte vdekur.

Ambasada britanike në Kiev publikoi shpejt njoftimin në rrjetet sociale ku thuhej: “Dëshirojmë të konfirmojmë se lajmi për vdekjen e mbretit Charles III është i rremë.’

Disa agjenci të njohura ruse dhanë njoftimin e pabazë dhe nuk dihet nëse ato kishin gabuar apo për këtë ishte përgjegjëse makineria e propagandës së Vladimir Putin. Shakaja e hidhur për vdekjen e monarkut u pasua nga kritika në Britani dhe vendet perëndimore, ku lajmi i rremë mund të përhapej nëse nuk do të përgënjeshtrohej në kohë.

Lajmi i rremë u publikua nga rrjetet ruse RIA, Sputnik, Readkovka e Mash, të cilat më vonë korrigjuan informacionin e tyre.

Rrjeti Mash shkruante fillimisht në njoftim: “Mbreti i Britanisë Charles III ka vdekur, raporton pallati mbretëror Buckingham Palace. I biri i mbretëreshës Elisabeta që mori fronin më pak se një vit më parë, ishte 75 vjeç”.

Më vonë në përditësimin e lajmit thuhej se ‘mesazhi rezultoi i rremë’ por gjithsesi shtonte se ‘të mbajmë mend se disa muaj më parë u diagnostikua me kancer’.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo