Lajme

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë që ktheu “Vulën” e PD në Apel

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që ka marrë për të ridërguar në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e Partisë Demokratike, e cila do të gjykohet nga një trup tjetër gjyqësore.

Vendimi për logon e PD u shqyrtua nga Artur Kalaja si kryesues, Ervin Pupe dhe Darjel Sina si anëtarë.

Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, – njofton Gjykata e Lartë.

Një vit më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së.

VENDIMI-PARTIA-DEMOKRATIKE by Newsbomb Albania on Scribd

Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha. Në këto kushte, vula dhe logo e demokratëve vazhdon të mbetet “pa Zot”.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji konstatoi se, Gjykata e Apelit nuk i kishte dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht kishte marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ishin çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Ndaj në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi: “Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese.”

N J O F T I M  P Ë R  M E D I A N

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.”

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo