Minisitri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal”. Gjatë këtij takimi, Manja ka prezantuar Klevis Qosen në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, teksa ka bërë edhe një analizë të problemeve që kanë në sistemin e burgjeve.
Ministri teksa ndan foto nga takimi shkruan se sigura dhe standardet e trajtimit të të dënuarve dhe paraburgosurve janë kryefjala e punës në çdo IEVP.
“🤝 Në takimin me drejtuesit e IEVP-ve bëmë një rrugë e dy punë: prezantuam Klevis Qosen në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe bëmë një analizë të problematikave që kemi në sistemin e burgjeve, për t’u dhënë zgjidhjet e duhura 🙏🏼. Siguria dhe standardet e trajtimit të të dënuarve dhe paraburgosurve janë kryefjala e punës në çdo IEVP! 👏🏼💪🏼”, shkruan Manja.
Klevis Qose është drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve. Qose mori këtë detyrë pas shkarkimit të Admir Abrijas.
Pas një karriere të gjatë në Forcën Operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, Qose ka ushtruar funksionin edhe si oficer pranë SHÇBA Tiranë, ku dhe ka udhëhequr një sërë hetimesh ndaj paligjshmërive të kryera nga efektivët e Policisë.
Ai është diplomuar ne Siguri Publike dhe Drejtësi dhe ka marrë certifikatë mirënjohje nga kryeministri Edi Rama për luftën kundër terrorizmit. Neësbomb.al mëson se pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 15.00, ai do të prezantohet nga vetë ministri Manja për detyrën e re.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo