Lajme

Sherri masiv në Trabzonspor-Fenerbahçe, 12 persona të arrestuar

Ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e së dielës në fund të ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahçe, është kthyer në temë diskutimi në Turqi. Kur lojtarët e Fenerbahces po festonin fitoren e vështirë me rezultatin 2-3, këta të fundit e kanë parë veten në vështirësi, për shkak se tifozë vendas janë futur në fushë duke i dhunuar.

Aty nisi përleshja e dyanshme, ku edhe futbollistët e Fenerbahçes nuk u kursyen aspak me grushtet. Teksa vetëm 1 ditë pas kësaj ngjarje, klubi i Fenerbahçes ka bërë të ditur se do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme më 2 prill.

“Vlerësoni veprimet që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga Superliga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e 17 marsit 2024 dhe ngjarjet e fundit në futbollin turk. Pse po na ndodh kjo? Pse po ndodh kjo me Fenerbahçen? Çfarë bëmë që të ketë një perceptim të tillë ndaj Fenerbahçes? Sot u sulmuam zyrtarisht nga tribuna në të dytën nga fansat. Është hera e parë në jetën time që e përjetoj diçka të tillë”, ka thënë trajneri i Fenerbahces, İsmail Kartal.

Teksa ka hetimet e kryera, të cilat janë akoma në vijim, janë arrestuar 12 persona. Autoritet turke janë vënë në lëvizje për të arrestuar edhe përgjegjës të tjerë që kanë të bëjnë me këtë ngjarje të turpshme.

“Nuk është aspak e pranueshme që dhuna të ndodhë në fushat e futbollit”, tha Ministri i Brendshëm i Turqisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo