Lajme

Parashikimi i motit/ Reshje shiu në gjithë territorin, temperaturat zbresin disa gradë

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24 orëshit territori shqiptar do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në veriperëndim të territorit.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të vijojë në të gjithë vendin ku më të theksuar do të jenë në zonat lindore dhe juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 4°C në zonat malore ndërsa ulen ndjeshëm maksimalet duke regjistruar vlerën 19°C në jugperëndimi të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 3-4 ballë./abcnews.al