Lajme

Dogjën qëllimisht 2 automjete në Korçë, shoqërohet nga policia 4 autorët e dyshuar

Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat 4 persona të cilët dyshohet se mengjësin e sotëm kanë djegur qëllimisht 2 automjete.

Të shoqëruar nga policia janë tre të mitur, një 16 vjeçar, dy të mitur 17-vjeçar dhe një 18-vjeçarë. Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është një konflikt për motive të dobëta që kanë pasur me dy shtetas të tjerë para dy javësh.

Policia:

Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo