Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për “Për zonat e mbrojtura”, i cili kaloi në Kuvend më 22 shkurt dhe i hap rrugë ndërhyrjeve dhe investimeve në Zonat e Mbrojtura, që më parë mbroheshin me ligj dhe nuk lejoheshim të prekeshin.
Ligji në fjalë është kundërshtuar nga opozita, e cila është shprehur se ai është klientelist dhe favor i Edi Ramës për oligarkët që mban rreth vetes.
Për shkak se ligji u shoqërua me komente dhe kritika në fazën e shqyrtimit dhe miratimit të tij, sidomos nga grupet përfaqësuese të organizatave mjedisore, Presidenti i Republikës ndërmori një sërë konsultash dhe zgjeroi procedurën e shqyrtimit me përfshirjen dhe tërheqjen e opinioneve nga grupet e interesit, por edhe nga ekspertë kushtetues.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo