Duket se Luiz Ejlli nuk është i mjaftuar me sukesin që po përjeton pasi u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania 2” apo klikimet e shumta në projektet e tij muzikore.
Ditën e sotme ai ka dhënë një njoftim për ndjekësit në Instagram, ku bën të ditur projektin e tij më të ri, këtë herë nuk ka lidhje me muzikën.
Ai ka treguar se së shpejti do të sjellë në treg linjën e tij të rrobave, “Drit Dielli”.
“Vera po afron dhe e ndava mendjen, të sfidoj të gjitha linjat e veshjeve ndërkombëtare. Drit Dielli. Coming Soon…”, shkruan Luizi.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ai publikoi edhe këngën e tij të re, “Kce”.
lokimagazine