Publiku vendosi që mes Eglës dhe Rikes të largohet nga loja e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh, Rike.
Mirëpo si duket fati ishte me Riken, pasi ajo kishte biletën e kthimit, duke i dhënë mundësinë kështu asaj për një shans të dytë. Mes emocioneve, Rike u kthye në banesë, për të nisur kështu sërish lojën e saj.
Dy banoret ishin në nominim “kokë më kokë”, pasi u dënuan nga Vëllai i Madh , pas përplasjes fizike që patën. Pak ditë më parë Rike i hodhi pana Eglës, ndërsa kjo e fundit iu kthye duke pasur dhe një përplasje fizike. Kjo bëri që menjëherë në shtëpi të vinte një zarf i zi, që çoi në nominim dy vajzat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo