Lajme

Gjermania tjetër paketë, 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Gjermania ka njoftuar një tjetër paketë ndihme për të financuar Ukrainën, e cila është prej më shumë se dy vitesh në luftë me Rusinë.

Berlini ka njoftuar paketën  me një total prej 500 milion euro, teksa Boris Pistorius, ministri i mbrojtjes, tha se paketa përfshinte 10,000 fishekë municionesh.

Paketa u njoftua gjatë bisedimeve me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore Ramstein. Duke folur në margjinat e bisedimeve, Pistorius tha se SHBA ishte ende një partner i besueshëm, pavarësisht frikës se një presidencë e mundshme Trump mund të dëmtojë perspektivat e luftës të Ukrainës.

Gjermania ka qenë  dhe mbetet mbështetësi i dytë më i madh financiar i Ukrainës, pas SHBA-së.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo