Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Trixie Mattel janë dy artiste të shkëlqyera muzikore.
Dyshja u bashkuan për një bashkëpunim në kanalin e YouTube të RuPaul’s Drag Race, ku sfiduan njëra-tjetrën për të pikturuar albumin e ardhshëm të Lipës, Radical Optimism.
“Nuk mund të vizatoj por unë mund të bëj penelin tim” pranoi ylli i popit.
Megjithatë Mattel dhe Lipa filluan të pikturonin, duke bërë më të mirën e tyre për të rikrijuar kopertinën e albumit ku shfaqet këngëtarja 28-vjeçare duke notuar në një oqean përballë një peshkaqeni.
Në një moment të bisedës së tyre, Mattel e pyeti Lipën nëse ishte e vërtetë që dikur ishte refuzuar nga kori i shkollës.
“Unë isha në shkollën fillore dhe mësuesi tha: Mirë, kush dëshiron të këndojë dhe të provojë për korin?
Kështu që vendosa të qëndroja në këmbë para të gjithë shkollës dhe ai filloi të luante në piano, dhe ishte një notë e lartë dhe nuk ja dola ta kapja kështu që filluan të qeshin. Më vonë isha pjesë e korit por isha në rangun e ulët”, kujton Lipa.
Më pas ajo shtoi se shkonte çdo të shtunë në një shkollë teatri dhe ishte mësuesi atje ai që e ndihmoi të ndërtonte besimin.
Gjatë intervistës, Lipa shpjegoi frymëzimin pas titullit të albumit të saj Radical Optimism.
“Ishte në fakt një term që m’u prezantua nëpërmjet një mikut im,” tha ajo.
Kur erdhi koha për t’i zbuluar pikturat e tyre njëri-tjetrit, si Mattel ashtu edhe Lipa ishin të pakënaqur me punën e tyre. Projekti me 11 këngë e Lipës do të publikohet më 3 maj.