Policia austriake ka goditur grupin e hajdutëve shqiptarë të cilën kanë kryer një sërë vjedhjesh në këtë vend. Sipas mediave vendase mësohet se tre shqiptarët janë arrestuar për një sërë vjedhjesh në dhjetëra ndërtesa banimi në disa zona të Austrisë.
Tre shtetasit shqiptarë 32 vjeç, 36 vjeç dhe 49 vjeç kanë rrëfyer gjithçka para autoriteteve austriake. Ata kanë pranuar se kanë kryer 20 grabitje në ndërtesa banimi në disa rajone të Austrisë, Styria, Salzburgut dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021.
Shqiptarët kanë rrëfyer se kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert e banesave dhe më pas kanë vjedhur para si dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro.
Një nga shqiptarët u arrestua në Spanjë.
I dyshuari 32-vjeçar ra në prangat e policisë spanjollë më 5 shkurt 2024. Ndaj tij kishte urdhër arresti nga prokuroria publike e Gracit. Ai u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024,
I akuzuari është marrë në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në vjedhje. Prokurori publik i Korneuburgut urdhëroi që i akuzuari të dërgohej në burgun e Korneuburgut.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo