Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje ndaj babait të bashkëshortes së tij, Elia Zahrisë, me të cilën është në proces divorci. Ndërsa, për urdhrin e mbrojtjes për Princ dhe Elian seanca është shtyrë për në datën 27 mars.
Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata ka marrë vendimin që Princi të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit nga Gjergj Zaharia, për të cilin pretendon se ka ushtruar dhunë ndaj tij. Ky vendim i Gjykatës ka ardhur pasi avokati i Princit, Aranit Roshi, paraqiti si provë akt-ekspertimin për dhunën e ushtrar ndaj klientit të tij.
Ndërsa, avokatja e Elia Zaharisë nuk paraqiti asnjë provë gjë e cila solli dhe shtyrjen e kësaj seance, sa i përket miratimit të urdhërit të mbrojtjes ndaj njëri-tjetrit.
Seanca e mbajtur këtë të enjte ka ardhur pas denoncmeve të bëra javë më parë nga të dyja palët për dhunë fizike. Princ Leka ka denoncuar Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjerjgj Zaharinë se kanë ushtruar dhunë ndaj tij, ndërsa vetë Princesha akuzon ish-partnerin se ka dhunuar babain e saj.
Më herët Gjykata Civile iu përgjigj kërkesës për urdhër-mbrojtje të palëve dhe vendosi që Princi dhe Princesha mos t’ i afrohen njëri-tjetrit më shumë se 5 metra. Ndërsa një masë tjetër ështe se princ Leka duhet të takojë vajzën e tij geraldina vetëm nën prezencë të dados dhe jo të Elia Zaharias.
Kujtojmë se Princ Leka Zogu depozitoi kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendonte se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë bëri edhe Elia, e cila denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.
Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1. Newsbomb.al soli më herët një pjesë të procesverbalit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore, ku Leka Zogu tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Ndër të tjera, ai bëri me dije se kishte shkuar për të takuar vajzën e tij 3-vjeçare. Por, në oborr ka konstatuar një dollap të nxjerrë pa lejen e tij.
Për këtë ka kërkuar nga administratori i pallatit mbretëror që ta shoqëronte për të takuar vajzën, por dhe për të marrë shpjegime për ndryshimet e orendive shtëpiake në shtëpinë e tij.
“Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, shtetasin S. M., të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Më pas i kam kërkuar atij të më shoqëronte deri te vajza ime e vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente, unë e kam përqafuar vajzën dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese”, ka thënë fillimisht Leka Zogu.
Më tej ka treguar detajet e dhunës së ushtruar teksa shprehet: “Reagimi im në këtë situatë ka qenë duke i kërkuar Gjergj Zaharisë që të mos shprehej ashtu në sytë e vajzës sime, duke më ofenduar dhe kërcënuar. I kam kërkuar të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, tha Princi.
Ndëesa, nga ana tjetër Elia Zaharia tha se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci, është tepër e vështirë, si për të dhe familjen e saj. Ajo përshkroi momentet kur gjeti Princin në shtëpi teksa po përpiqej të dhunonte babain e saj 73-vjeçar.
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për Vizion Plus.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo