Lajme

Macron pozon duke grushtuar një thes boksi, mediat ndërkombëtare: Po i tregon muskujt Putin

Disa foto të presidentit francez Emmanuel Macron me doreza duke goditur një thes boksi, kanë shkaktuar një sërë reagimesh në mediat Francez dhe ato ndërkombëtare.

Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, janë bardh e zi dhe e tregojnë presidentin me dhëmbë të shtrënguar dhe biceps të fryrë teksa stërvitet.

Presidenti Emmanuel Macron/ Fotografia: Soazig de la Moissonnière / Présidence de la République

Fotografi zyrtar i Macron-it, Soazig de la Moissonniere ka ndarë fotot ku presidenti gjatë një stërvitje grushton një thes boksi, të cilat janë shoqëruar me lëvdata, por dhe me kritika të shumta.

Përdoruesit e mediave sociale shpejt filluan ta krahasojnë atë me Rocky Balboa, ndërsa të tjerë vunë në pikëpyetje kohën e shfaqjes së fotove, pasi Macron ditët e fundit i ka bërë thirrje Europës që të rrisë reagimet e saj ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Disa thanë se fotot e tregonin atë duke u përgatitur për t’u përballur me Presidentin Vladimir Putin, i cili nuk është i panjohur për fotosesionet e krijuara për të treguar aftësitë e tij sportive.

Revista e grave Femme Actuelle i përshkroi fotot në mënyrë më lajkatare, duke shkruar se ato tregonin “burrin e Brigitte Macron” me “një vështrim të vendosur, sikur ai dëshiron të bëjë betejë me kundërshtarin e tij.

“Ai duket se godet aq fort sa bicepsi i del nga poshtë”, – shkruan revista.

Komentatorë të tjerë shprehën të shqetësuar për imazhet. Deputetja franceze e të Gjelbërve, Sandrine Rousseau ripostoi një nga fotot me komentin, “Çfarë disfate për progresivizmin. Dhe çfarë varfërie komunikimi politik.”

Por për gazetarin Jonathan Bouchet-Petersen kjo është një zgjedhje aspak e goditur e komunikimit politik. Kritika pati edhe nga profesori i historisë Eric Anceau, i cili i përshkroi fotot e Macron si pjesë e maskulinitetit neopopulist, mjeshtri it ë cilit tha ai me ironi, deri më sot ishte Putini, por duket s`qenka i vetmi.

Brigitte Macron zbuloi vitin e kaluar në një intervistë për Paris Match se presidenti Macron bokson dy herë në javë dhe më parë ai ka pozuar me doreza boksi për të promovuar stërvitjen përpara Olimpiadës së Parisit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo