Lajme

Ka shkruar mbi 4000 këngë, ndërron jetë poeti shqiptar Jorgo Papingji

Poeti i njohur shqiptar Jorgo Papingji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81 vjeçare. Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të vargut të këngës shqiptare.

Ai ishte një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare popullore, ku me anë të teksteve të shumta arriti të krijojë një profil krejt të veçantë poetik e artistik. Fillimet në botën e artit dhe muzikës i datojnë që në moshë të vogël, teksa që në fillore nisi të merrej me krijimin e poezive dhe shkrimeve të ndyshime duke kontribuar dhe në dy gazetat e shkollës. Për herë të parë botoi në gazetën “Zëri i rinisë”, një cikël me poezi dhe prej asaj kohë nuk pati më ndarje me poezinë.

Bashkëpunimi i parë i Jorgos si autor teksti ka qenë me kompozitorin e shquar Aleksandër Lala në këngën që bëri aq shumë bujë në atë kohë “A ta fshij apo ta gris”; ishte një këngë për fëmijë, që aso kohe ngjalli shumë reagime pozitive dhe emocione estetike.

Jorgo Papingji mbaroi studimet e larta për shkenca ekzakte (matematikë-fizikë) profesion të cilin e ushtroi paralelisht me poezinë. Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014, është emëruar “Mjeshtri i Madh” si dhe ka shkruar mbi  4000 këngë.

 

Këngë që morën pjesë në Festivalin i Këngës në RTSH

1980 – “Kur jemi bashkë të dy” (i kryer nga Luan Zhegu)
1990 – “Askush s’do ta besojë” (i kryer nga Anita Bitri, fitues)
1991 – “Fat dhë jetë” (i kryer nga Anita Bitri)
1993 – “Kur e humba një dashuri” (i kryer nga Manjola Nallbani, fitues)
1993 – “Rri me mua” (i kryer nga Mira Konçi)
1994 – “I thuaj jo” (i kryer nga Ardit Gjebrea)
1995 – “E doni dashurinë” (i kryer nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo)
1999 – “S’jam tribu” (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)
1999 – “Apokalipsi” (i kryer nga Irma dhe Eranda Libohova)
2001 – “Jetoj” (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)
2004 – “Hëna dhe yjët dashurojnë” (i kryer nga Luiz Ejlli)
2005 – “E dua këngën” (i kryer nga Evis Mula)
2007 – “Po lind një yll” (i kryer nga Rosela Gjylbegu)
2009 – “Në pasqyrë” (i kryer nga Anjeza Shahini)
2010 – “Mirëmbrëma ëngjëlli im” (i kryer nga Dorina Garuci)
2011 – “Këngën time merr vehtë” (i kryer nga Bashkim Alibali)
2011 – “Më ler të të dua” (i kryer nga Mariza Ikonomi)
2012 – “Kush ta dha këtë emër” (i kryer nga Hersiana Matmuja)
2013 – “Zemërimi i një natë” (i kryer nga Hersiana Matmuja, fitues)
2014 – “Vetëm të ti bësoj” (i kryer nga Klajdi Musabelliu)
Këngë që morën pjesë në festivalin Kënga Magjike
1999 – “Vetëm një fjalë” (i kryer nga Elsa Lila, fitues)
Këngë që morën pjesë në Festivalin Evropian i Këngës
2014 – “One Night’s Anger” (i kryer nga Hersiana Matmuja)
Këngë që morën pjesë në Junior Eurovision Song Contest
2012 – “Kam një këngë vetëm për ju” (i kryer nga Igzidora Gjeta)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo