Egla dhe Ilnisa janë padyshim dy nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të BBV, ku debatet e forta duke përfshirë dhe njerëz e situata nga jashtë nuk kanë munguar mes tyre.
Së fundmi një koment i Ilnisës është bërë viral në rrjete sociale.
“Po te Saimiri do shkosh?” – i ka thënë Ilnisa, ndërsa Egla po bisedonte me Rozën dhe i tha që nuk do shkojë si e ftuar te emisioni i saj.
Rrjeti ka ‘shpërthyer’ ndaj Ilnisës për këtë koment dashakeq (siç është quajtur në komente), ndërsa një reagim është shpërndarë dhe në profilin e vet aktores, i cili menaxhohet nga të afërm/familjarë të saj.
Ky koment në faqen e Eglës duket se është parë edhe nga familja e Ilnisës, të cilat kanë reaguar po ashtu me një Instastory, ku kanë rikujtuar ndër të tjera edhe fjalët e Eglës disa ditë më parë për vajzën e Ilnisës, teksa shprehej do t’ia shpjegojmë edhe Anaisit çfarë misionari (pozicion s*ksi).
Ata gjithashtu kanë përmendur (duke aluduar) se Egla vijon të paguhet në teatër, ndonëse ajo është e mbyllur brenda BBV.
Reagimi në Instagramin e Ilnisës që menaxhohet nga të afërm/familjarë:
lokimagazine