Lajme

Është thirrur në SPAK për 21 Janarin?! Basha thotë se mund të tërhiqet nga politika

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur për herë të parë mbrëmjen e sotme se nuk është thirrur asnjëherë nga Prokuroria e Posaçme, për t’u pyetur për protestën e përgjakshme të 21 Janarit kur në bulevard u vranë 4 militantë.

Në atë kohë Basha ishte ministër i Brendshëm dhe tashmë është kallëzuar në SPAK nga familja e të ndjerit Aleks Nika, bashkë me kryeministrin e kohës, Sali Berisha. Megjithatë, Basha tha se nuk është thirrur asnjëherë.

Ndërkohë, i pyetur nga drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma, a është i gatshëm të lërë drejtimin e Partisë Demokratike nëse ndodh e kundërta, Lulzim Basha pohoi se është ai që vetë ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për politikanët.

Praktikisht, la të hapur mundësinë se po nisën hetimet ndaj tij atëherë do të marrë vendimin që i takon.

Grida Duma: Jeni thirrur nga SPAK?

Lulzim Basha: Jo

Grida Duma: Pritet?

Lulzim Basha: Nuk e di

Grida Duma: Asnjëherë për këtë çështje?

Lulzim Basha: Asnjëherë

Ervis Iliazaj: Nëse merreni në hetim, a hiqni dorë nga partia?

Lulzim Basha: Kam çuar në Kuvend kërkesën që mos ketë imunitet për parlamentarët. Nëse vjen në Kuvend unë do jem i pari që do firmos.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo